Kosova dhe Serbia kanë nisur një betejë të re diplomatike, pasi skadoi afati i marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020. Edhe pse palët kanë respektuar afatet e vendosura deri në fund, përpjekjet diplomatike kanë një qëllim; të sigurohen njohje të reja. Paralajmërimi erdhi pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës njoftoi se ka hartuar strategji për njohje të reja dhe se shumë shpejt pritet që Kosova të vendosë edhe kontakte në fusha të caktuara me disa shtete që nuk e njohin pavarësinë.