Lulzim Basha dha dorëhëqjen si kryetar i Partisë Demokratike, pasi sipas tij, ai nuk arriti dot ta bashkonte opozitën, ndërsa shtoi se Shqipëria ka nevojë për një parti demokratike të fortë e të bashkuar. Dorëheqja e tij e pozicionon vëmendjen tek nënkryetarët, pasi siç përcakton edhe neni 46 i statutit, njëri nga nënkryetarët merr drejtimin e partisë kur dorëhiqet kryetari.