Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk, Recep Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë një interviste për TRT Ëorld, Osmani ka ftuar homologun e saj turk që të vizitojë Kosovën. “Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka ndikim të madh tek Vuçiç dhe mund ta bindë atë që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.