Seanca e radhës për gjyqin e dosjes "Plumbi i Artë" u zhvillua në GJKKO, por u shty pas kërkesës së avokatëve të Henrik Hoxhaj, të cilët kërkuan më shumë kohë për të përgatitur pyetjet për Nuredin Dumanin. Gjatë seancës, i pandehuri Xhuljano Hoxha dha dëshminë e tij, ku përmendi se Erjon Alibej i kishte treguar se si e kishte porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Ai shtoi se organizatori i këtij krimi është Alibeaj dhe jo Suel Çela.