Gjykata e Apelit ka marrë në konsideratë kërkesën e ankimimit të Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. Ky ankimim ka të bëjë me kundërshtimin e vendimit të marrë më parë nga Agron Zhukri në Gjykatën e Tiranës dhe lidhet me ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit. Sipas shortit të hedhur, çështja do gjykohet në Gjykatën e Apelit nga gjykatësja Elona Toro. Prej më shumë se një muaji, opozita ndodhet në një kolaps, ku njëri gjyqtar legjitimoi ndryshimet e Berishës, ndërsa Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin, që pavarësisht se u krye, pati kundërshtime të forta nga demokratët.