Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar se tema kryesore e takimit mes tij dhe presidentit Aleksandër Vucic të martën e ardhshme do të jetë zhdukja e qindra shqiptarëve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glaku Konjufca dhe familjarë të të zhdukurve, ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.