Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka insistuar në bruksel për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se takimi i mbajtur të hënën, ishte “shumë i vështirë”, por shtoi se bisedimet do të vazhdojnë në “periudhën e ardhshme”. “Mendoj se është e rëndësishme që njoftimi i BE-së do të përmbajë fjalë për domosdoshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Unë, natyrisht insistova në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranonte tani, por do të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen” Vuçiç paralajmëroi një takim të ri me Kurtin më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.