Kryeministri Albin Kurti ka raportuar të enjten në Kuvendin e Kosovës me ftesë të deputetëve lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçic. Kurti tha se presidenti serb nuk pajtohet me përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pasi refuzoi të nënshkruante plain e paraqitur nga BE. Në takimin e fundit Kurti tha se BE-së i ka ofruar të nënshkruante marrëveshjes bazike me Serbinë, por sipas tij, të Vuçic ka refuzuar të vërë firmën.