Pas përfundimit të vizitës së përbashkët e përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka publikuar një mesazh për Prishtinën zyrtare. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ambasada thotë se SHBA mbështet fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe dialogu është mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për t’iu ofruar qytetarëve të saj një të ardhme evropiane.