Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe. Vuçiç propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviç, në postin e kryetarit të kësaj partie. Ajo që do të jetë vështirësia më e madhe në të ardhmen, tha Presidenti serb është Kosova. Vuçiç kritikoi qëndrimin e perëndimit dhe ishte i pakënaqur me reagimet kritike ndaj Albin Kurtit të SHBA dhe BE.