Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha më herët se takimi do të zhvillohet në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.