Përpara përballjes me presidentin Aleksandër Vucic, Kryeministri Albin Kurti është takuar me disa nga përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë së Kosovës mbajti mëngjesin e së shtunës një takim me ministrin për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe kryetarin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.