Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe se drejt arritjes së këtij qëllimi duhet, siç e quajti ai, Procesi i Berlinit 2.0. Kurti mori pjesë në panelin me temën: "Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?", organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe “The Economist”, që u mbajt në Greqi. Ai ka tha se ka shpresa të mëdha që Procesi i Berlinit të riniset nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.