Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se se pret nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë interpretimin e Kushtetutës dhe jo, siç tha ai, shkrimin e saj. Kurti iu referua rastit që ka dërguar Lëvizja e tij Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar kushtetushmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për dekretimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.