Top News – Kurti për ‘Non paper’/ E kanë prejardhjen nga Beogradi dhe Moska
29/04/2021 23:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se dokumentet “non paper” të publikuara në ditët e fundit nga mediat në Ballkan, mund ta kenë prejardhjen nga Beogradi dhe Moska. “Nuk besoj që autorët e këtyre janë kryeqytetet perëndimore, sigurisht që jo SHBA-ja dhe as ato evropiane. Besoj që kjo vjen nga Beogradi dhe verilindja. Është interes i Federatës Ruse ta përdor Ballkanin Perëndimor për të sulmuar Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha Kurti në një intervistë për një grup gazetarësh të cilët po e përcjellin vizitën e tij në Bruksel.I pyetur lidhur me këto dokumente, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se ai nuk punon me 'non paper' dhe i quajti dokumente fantazmë. Borrell këto komente i bëri të enjten pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar më 27 prill se “non-paper” i publikuar nga mediat në Prishtinë, e ka bërë dikush që është “shumë shumë i mençur”. “Ka gjëra të cilat do iu kishin pëlqyer serbëve, por aty është edhe një gjë, të pranohet pavarësia e Kosovës, e që është shumë e keqe për serbët”, ka deklaruar Vuçiq gjatë një vizitë në jug të Serbisë. Ai po ashtu shtoi se publikimi nuk është bërë pa arsye. Vuçiq tha se do t’i analizojë porositë për palën serbe dhe palën tjetër, por shtoi se për Serbinë është e papranueshme njohja e pavarësisë së Kosovës.Që nga mesi i muajit prill e deri më tash, në media janë publikuar dy të ashtuquajtur “non-paper”, si dokumente të pretenduara, në të cilat flitet për qasje të ndryshme për zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi.

Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52
Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Komandanti i KFOR- autorët të dalin para drejtësisë
01/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:47
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:45
Top News- Kurti i hapur për takime me opozitën/‘Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit’
30/06 14:52
Top News- Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte/ Dyshohet se vr*në 2 civilë e torturuan të tjerë
30/06 12:36
Top News- Pa konstituim, nuk ka pushime! Deputetët e Kosovës duhet të kthehen në Kuvend çdo 48 orë
30/06 10:11
Top Channel/ Kosovë, kriza vazhdon! Dështon seanca e 39-të, opozita kundërshton propozimin e LVV
29/06 15:10
Top Channel/ Gazetarja kap “mat” Kurtin! Kryeministri: Gjeni një vend ku partia e parë ishte…
29/06 15:08
Top Channel/ ‘Kriza’ vijon në Kosovë, deputetët u bien tavolinave
29/06 12:22
Top Channel/ Kurti s’arrin dakordësinë me partitë politike. Bllokada institucionale vijon në Kosovë
28/06 22:56
Top News – Çfarë tha Gjykata Kushtetuese? Kurti, PDK e LDK, interpretime të ndryshme të vendimit
28/06 21:36
Top Channel/ Festa e Vidovdanit! Policia e Kosovës ndalon serbët me simbole shoviniste
28/06 19:44
Top Channel/ Mbi dy orë takim! Asnjë rezultat nga bisedimet e Kurtit me partitë
28/06 19:42