Menjëherë pas takimit maratonë mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, në qytetin e Ohrit, kryeministri i Kosovës ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter. Ai ka sjellë sërish në vëmendje se ishte përgatitur që të firmoste marrëveshjen me kreun e Serbisë, që nga ana tjetër refuzo të firmosë dokumentet e vëna në tavolinë nga negociatorët e Bashkimit Europian.