Pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e parlamentit, Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar duke e cilësuar vendimin e Osmanit, si tërësisht kushtetues dhe se kjo do të konfirmohet edhe nga Gjykata Kushtetuese. Në lidhje për pasojat e shpërndajes së Kuvendit, PDK e ka cilësuar se vendimi do ta linte vendin me një qeveri në dorëheqje e cila do të vazhdonte të mbante privilegjet e pushtetit pa sjellë asnjë përfitim për qytetarët, duke e rikthyer vendin në situatën identike të para një viti. Sipas PDK, opozita është përpjekur dhe ka qenë në gatishmëri për një kandidat konsensual për çështjen e presidentit, por ka akauzar se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur interes që ky proces të përfundonte me marrëveshje.