Opozita në Kosovë është e shqetësuar se kreyministri Albin Kurti mund të bjerë pre e presionit për asociacionin e komunave me shumcicë serbe gjatë takimit me presidentin Aleksander Vucic. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se në takimin e së hënës në Bruksel, kryeministri Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen më Serbinë, sipas planit franko-gjerman, ku parashikohet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.