Ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vucic i cili është zotuar se nuk do të nënshkruajë paktin e BE, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi para takimit kokë më kokë se ka udhëtuar në Ohër për bisedime për të arritur marrëveshje. Kurti takoi fillimisht Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin për dialogun Miroslav Lajçak, për t’u takuar me pas me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevcki.