Ka nisur në Kosovë këtë të diel stërvitja e përbashkët “Defender Europe 23’, pjesë e të cilës janë edhe Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK). Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes, në Prishtinë, mbajti fjalën e rastit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Duke e cilësuar ‘Defender Europe 23’, si ngjarjen më të madhe të mbajtur ndonjëherë në Kosovë, Kurti theksoi vullnetin e vendit për të përforcuar sistemin mbrojtës, por edhe për të qëndruar krah aleatëve të saj perëndimorë.