Një ditë para takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sinjalizuar fokusin e bisedës së tyre. Përmes një postimi në rrjete sociale Kurti shprehet se komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë.