Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një vizitë në Vatikan të enjten, u prit nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku. Kurti e ka ftuar Papa Françeskun që të vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që ai kishte së fundmi. Por në njoftimin e qeverisë nuk theksohet nëse I kërkoi Atit të Shenjtë njohjen e Kosovës.