Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjendet prej javësh nën presion nga ndërkombëtarët dhe Beogradi për mbajtjen në Kosovë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë. Pasi bllokoi mbajtjen e referndumit serb në muajin shkurt, Kurti duket se ka lënë një mundësi të hapur duke deklaruar se për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.