Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian që njihet si plani franko-gjerman nuk është marrëveshje finale, por një kornizë apo një marrëveshje bazike, jo përfundimtare. Këto komente ai i bëri në kuvendin e Kosovës, ku u gjend përballë kritikave të deputetëve të opozitës për mungesë transparence lidhur me propozimin e BE-së.