Ambasadori amerikan në Prishtinë u dha fund dyshimeve mbi vizitën e Albin Kurtit në SHBA, duke konfirmuar se Kryeministri i Kosovës është pritur në Shtëpinë e Bardhë. Jeff Hovenier iu kundërpërgjigj të martën spekulimeve të shumta në media, duke thënë se Kurti u prit nga një nga zyrtarët më të besuar të presidentit Joe Biden. Hovenier ka thënë se takimi i Kurtit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit Biden, Jake Sullivan, ishte mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.