Pas presionit nga të gjithë aleatët ndërkombëtarë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duke folur nga në seanca plenare në Kuvend, ai zbulon se kushti i parë sipas tij është që ky mekanizëm te jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi. Po ashtu, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion etnik dhe se bashkimi i komunave sipas tij, duhet të zbatohet pas njohjes reciproke nga Serbia.