Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Brukselit të marrë masa për miqënë ruso-sebre dhe praninë e militantëve rusë në Beograd. Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane Tages-Anzeiger para udhëtimit për në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, Kurti thotë se bota demokratike duhet të ketë kujdes ndaj “hegjemonisë sllave” të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan.