Kryeministri Albin Kurti ka hedhur poshtë marrëveshjen e negociuar nga Administrata Trump mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, pakti i nënshkuar në shtëpinë e bardhë nga Trump,ish-kryeministri Avdulla Hoti dhe presidenti Aleksandër Vucic nuk ofronte asnjë zgjidhje për mosmarrëveshjet dy palëshe. Duke folur në Vjenë, në një konferencë, ai ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit “më shumë ishte tentativë për arritjen e një pakti të shpejtë për përmirësimin e imazhit të Trump.