Kryeministri Albin Kurti ka hedhur poshtë raprortet se procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel ka qenë i padobishëm dhe se Kosova atje ka arritur një marrëveshje të mirë. Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se marrëveshja për reciprocitetin me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve shënon një arritje për Kosovën, edhe pse pati vetëm dy takime të nivelit të lartë mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç