Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu gatishmërinë që të nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Lajmi u dha nga Zyra e kryeministrit, e cila njofton se këtë deklarate Kurti e bëri gjatë takimit në Prishtinë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.