Pas përfundimit të takimeve me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një prononcim të shkurtër për mediat. Kurti u shpreh se një nga cështjet që u disktua mes tyre, ishte marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars dhe tha se Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës dhe atë e dëshmon në arenën ndërkombëtare por edhe në marrëdhëniet bilaterale.