Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin për ta zgjidhur çështjen e targave. Sipas tij, në ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja. Ai i bëri këto deklarata në Estoni, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren estoneze, Kaja Kallas.