Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të përballen në Bruksel për të herën parë që nga dërgimi i tankeve serbe në kufi për shkak të vendimit për targat, por edhe tensioneve pas bllokimit të boksierëve nga Kosova. Duke folur në një konferencë për media së bashku me ministrin e Bujqësisë, Kurti u ndal tek dialogu dhe takimi i mundshëm mes tij dhe presidentit Vuçiç, duke thënë se bisedimet pritet të vazhdojnë në nivel udhëheqësish