Më 18 gusht do të mbahet takimi I radhës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic. Ndalesa e tyre është Brukseli, ndërsa kujtojmë se takimi I fundit mes dy drejtuesve është mbajtur 1 vit më parë. Të pranishëm do të jenë përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të BE, ku thuhet se takimi do të mbahet në orën 10:30 dhe fokusohet në rrugën përpara në dialog si dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin emarrëdhënieve mes dy vendeve. Qëllimi kryesor është sheshimi I tensioneve mes palëve, ndërsa drejtuesit e BE do të zhvillojnë dhe takime të veçanta me secilin drejtues.