Kanë kaluar më shumë se 4 orë që kur Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vucic u ulën ballë për ballë për të gjetur një zgjidhje për targat në Bruksel. Mediat në Prishtinë dhe Beograd raportojnë se takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është i vështirë sepse unioni po kërkon përafrim të qëndrimeve për krizën në Veri.