Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aleatët e Rusisë përmes dezinformimit po ndikojnë në procesin e dialogut dhenë normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë Samitit Global të 8-të të “Open Government Partnership” që po mbahet në Estoni. Në fokus të fjalës së tij ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetë.