Pesë përfaqësuesit vendeve më të fuqishme perëndimore kanë zbarkuar të premten në Prishtinë për të bisEduar për paqen me Serbinë. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë kanë biseduar 3 orë me kryeministrin Albin Kurti.