Policia e Elbasanit, këtë të enjte, ka goditur një grup prej katër personash të cilët trafikonin lëndë narkotike dhe ishin të pajisur me armë zjarri dhe municione. Pas disa muajsh gjurmimi të veprimtarisë së katër shtetasve, apo edhe marrjes së informacioneve konfidenciale për aktivitetin e tyre kriminal, efektivët e policisë së Shkodrës, organizuan operacionin policor të koduar ‘Cërrik 2022’ , emërtim që u vendos bazuar në vendbanimin e trafikantëve të lëndëve narkotike.