Portet e Greqisë janë kthyer në destinacion të preferuar të trafikantëve të kokainës, që sjellin drogë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë më pas në Europë. Në ditët e fundit, Policia greke ka organizuar një operacion në Portin e Selanikut, ku në pranga përfunduan në total 7 persona. Në fakt, policia kishte zbuluar sasinë prej 100kg kokainë, por nuk ka ndërhyrë, në mënyrë që të kapte dhe pritësit e mallit.