Afro 1300 medikamente mjekësore në sasi të ndryshme me vlerë 70 mijë euro janë sekuestruar këtë të mërkurë në qytetin e Sarandës, ndërsa u vunë në pranga një çift bashkëshortësh. Drejtuesi I policisë së Vlorës Gentian Berberi doli në një konferencë për mediat ku dha detajet e këtij operacioni.