Presidenti Bajram Begaj së bashku me zonjën e parë të Shqipërisë ishin të ftuar në Westminster Abbey ku morrën pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në Fronin Mbretëror. Presidenti i Bajram Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe një sërë personalitetesh të tjera të ftuara në ceremoninë më të rëndësishme mbretërore në Britaninë e Madhe.