Përveç mesazheve dhe deklaratave që janë pjesë e pandarë e fushatave elektorale, ana tjetër që terheq vëmendjen janë elementët që lidhen me imazhin e liderve. Por sa rëndësi u kushtojnë liderët, kandidatët apo edhe vet subjektet kësaj pjese. Fushatat elektorale janë aktivitete ku nuk janë vetëm fjalimit dhe ato që thuhet dominojnë. Në ditë intensive si këto të tanishmet, një sy i vemendshëm ndajet edhe tek ana tjetër e medaljes. Organzimimi dhe elementet tërësorë të fushatës, që nga orgazizimi i podiumeve, veshjet e zgjedhura etj. Kryeministri Edi Rama, si njohësh i mirë i PR dhe njeri që u kushton rëndësi detajeve, ka sjellë gjithmonë elementë që përbënin risi në fushatat elektorale në vite. Kujtojmë në fushatat e kaluara shfaqjen e tij në takime me t-shirtet, me ngjyra dhe më numrin rendor që kishte os në fletën e votimit. Edhe në këtë fushatë, Rama sërish ka tërhequr vemendjen për mënyrën si shfaqet në takime, duke i kushtuar rëndësi detajeve.