Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i uron Kurban Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë. Facebook Begaj: “Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!” – shprehet Begaj në një postim në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama në këtë ditë të shenjtë ndau një foto mbi të cilën uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin!