Në Kosovë po shënohet 24 vjetori i Betejës së Koshares, që konsiderohet një nga betejat më të përgjakshme dhe më heroike të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Ajo u zhvillua më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit Shigjeta, në brigadën 138, në krye të së cilës ishte Agim Ramadani. Thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë,i hapi rrugë furnizimit me armë dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë.