Theu karantinën duke dalë nga shtëpia, por nuk ka mundur të shijojë lirinë, pasi është proceduar penalisht nga Policia e Lushnjës për veprën penale "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë vijuar kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID 19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.