Vladimir Putin donte që Rusia t’i bashkohej NATO-s por nuk donte që vendi i tij të kalonte përmes të njëjtit proces aplikimi si vendet e tjera dhe të qëndronte në radhë pritjeje, me shumë vende të tjera që nuk kishin të njëjtën peshë me të. Këto i ka rrëfyer ish sekretari i përgjithshëm i Aleancës transatlantike, Xhorxh Robertson për britaniken Guardian.