Zbulimi i një ilaci të ri shumë efektiv kundrejt COVID-19, i cili po shqyrtohet për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara, ka përhapur optimizëm për fundin e pandemisë. Megjithatë është ende e paqartë se kur do të mbërrijë kjo pilulë në vendet e vafra. Deri më tani, Maqedonia e Veriur është e vetmja në rajon që ka njoftuar blerjen e këtij ilaçi, por është ende e paqartë se kur do të mbërrijë në vendet e tjera.