Futbolli dhuron spektakël, bashkon vendet, por sjell edhe glamurin në shkallët e stadiumeve dhe jo më kot përkufizohet edhe si 'Loja e bukur'. Në turnetë më të rëndësishëm nuk mungojnë asnjëherë tifozet apo edhe personalitetet femra që tërheqin vëmendjen e kameramanëve apo fotografëve me hijeshinë dhe bukurinë e tyre dhe botërori i Katarit nuk përbën përjashtim në këtë pikë. Gisele Bundschen eshte supermodelja më e famshme qe nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Brazilin. Në Kupën e Botës së 2018 ajo u pa duke mbështetur Selesaon e veshtur me fanelën e përfaqëuseses 5 here kampione të botës.