Zëvendëskryeministri i kosovës, Besnik Bislimi, ka vizituar së fundmi Athinën ku është takuar me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe zyrtarë të tjerë, por edhe ka folur për gazetën greke Kathimerini. Ai ka folur për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë dhe njohjen e pavarësisë nga kjo e fundit. Sipas Kathimerinit, Bislimi përcjell mesazhin se greqia duhet të hedhë hapin vendimtar të njohjes së kosovës, duke përfituar nga momenti i krijuar nga marrëveshja e arritur të hënën e shkuar në Bruksel.