William dhe Kate Middleton, festojnë pas pak ditësh 11-vjetorin e martesës. Ceremonia e tyre u transmetua në televizion nga shumica e rrjeteve në mbarë botën dhe thuhet se është ndjekur nga mbi 2 miliardë njerëz. Martesa e William dhe Kate hyri në histori për paratë që shpenzuan. Çifti mbretëror mendohet se për dasmën e tyre janë shpenzuar rreth 30 milionë euro. Vetëm lulet kushtojnë 700 mijë euro, dy tortat arritën në 70 mijë euro, ndërsa fustani i nusërisë së Kate me firmën e Alexander McQueen kushtoi pak më shumë se 400 mijë euro.